TIRANË, 8 Tetor /ATSH/ – Përshpejtimi i Reformës së Administratës Publike ishte në qendër të takimit mes ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca dhe zv/Kryeministres, Senida Mesi.
“Përshpejtimi i Reformës së Administratës Publike (PAR) është thelbësor për Shqipërinë që të sigurojë një rrugë të qëndrueshme drejt anëtarësimit në BE. Me zv/kryeministren Senida Mesi kemi diskutuar gjithashtu iniciativa konkrete për të mbështetur më tej barazinë gjinore në jetën e përditshme dhe në mjedisin e punës”, theksoi ambasadori Soreca.
Ndërsa zv/kryeministrja Mesi shprehu, “kënaqësi të takoja sot Shefin e Misionit të BE në Shqipëri Lugi Soreca. Gjatë takimit, është diskutuar për reformën në administratën publike që qeveria shqiptare po ndërmerr, për të cilën u nënvizua përkrahja e plotë dhe e vazhdueshme e BE.
/gj.mima/j.p/
