PEKIN – Pompeo: Kim i gatshëm të pranojë inspektorët bërthamorë

PEKIN, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Lideri koreano-verior, Kim Jong-un është gati të lejojë inspektorët ndërkombëtarë të vizitojnë vendin e testimit bërthamor dhe vendin e raketave eksperimentale, theksoi sekretari amerikan i Shtetit , Mike Pompeo, përpara se të nisej për në Kinë, si pjesa e fundit të misionit triditor në Azi.

Ky vendim erdhi si rezultat i takimit të djeshëm në Phenian me liderin, Kim Yong Un.

Propozimi për denuklearizimin e  Koresë së Veriut ishte paraqitur nga vetë Kim në samitin e shtatorit në Phenian me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.