Paketa e re fiskale ul taksën për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj

TIRANË, 8 tetor /ATSH/- Një nga ndryshimet më të rëndësishëm që sjell paketa e re fiskale 2019, është ulja e taksave për punonjësit me paga mbi 130 mijë lekë në muaj.

Më konkretisht për një të punësuar me pagë 140 mijë, tatimi mbi të ardhurat ulet nga 15 mijë e 300 lekë në muaj që është sot, në 14 mijë e 300 lekë. Pra, kjo kategori përfiton ulje takse 1 mijë lekë në muaj ose rreth 100 euro në vit.

Ndërsa për të punësuarit me pagë nga 150 mijë lekë në muaj e sipër taksa ulet me 2 mijë lekë në muaj ose rreth 200 euro në vit.

“Synimi është që të lehtësojmë klasën e menaxherëve në biznes për të ndihmuar ekonominë. Kjo ka qenë porosi e kryeministrit”, tha ministri i Finanace për mediat Arben Ahmetaj.e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.