BEOGRAD – Stoltenberg: Serbia dhe NATO-ja mund të tejkalojnë të kaluarën

BEOGRAD, 8 tetor /ATSH-AFP/ – Serbia dhe NATO-ja mund të tejkalojnë të kaluarën dhe kujtimin e bombaridmeve të vitit 1999, garantoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës gjatë një vizite në këtë vend të Ballkanit.

“E di që NATO-ja përbën shumë polemikë në Serbi”, deklaroi Jens Stoltenberg në përfundim të një vizite tre ditore në Serbi.

“Ne nuk duhet ta harrojmë asnjëherë të kaluarën. Por ne mund ta tejkalojmë atë. Dhe kjo është ajo që po bëjnë NATO-ja dhe Serbia bashkë me partnerët”, tha ai, ndërkohë që janë duke u zhvilluar manovra të përbashkëta që përfshijnë 2 000 trupa nga 40 vende.

“Këto nuk janë manovra ushtarake. NATO-ja nuk është vetëm një aleancë ushtarake. Këto janë manovra civile për të menaxhuar katastrofat dhe shpëtuar jetë”, theksoi Jens Stoltenberg. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.