Maratona e Tiranës, pjesëmarrës edhe italiani që ka përfunduar dy herë maratonën kryesore në botë

TIRANË, 6 tetor /ATSH/- Në maratonën e kryeqytetit do të marrin pjesë jo vetëm qytetarë të Tiranës, por edhe shumë të huaj. Një nga këta është edhe italiani Nicola Mazzonetto i cili ka përfunduar dy herë maratonën kryesore në botë

Maratona e Tiranës brenda tre viteve, ia ka dalë që të fitojë prestigjin e një gare ndërkombëtare. Vrapues vendas dhe të huaj do të marrin pjesë në garë duke përshkruar disa nga pikat kryesore të kryeqytetit.

Mes garuesve të shumtë të huaj që kanë shprehur dëshirën për të vrapuar në rrugët e kryeqytetit është edhe Nicola Mazzonetto.

Ai është italiani i parë që ka përfunduar dy herë maratonën kryesore Six Mayor Marathon, cikli botëror të cilin tashmë po e tenton për herë të tretë dhe që përfshin maratonat e Tokios, Bostonit, Londrës, Berlinit, Çikagos dhe Nju Jorkut.

Sa i përket tentativës së tretë, drejtori i Confservizi Veneto ka garuar tashmë në 2018 në maratonën japoneze dhe ato angleze, këtë vit në maratonën gjermane dhe duke nisur nga ky moment deri në vitin e ardhshëm do të plotësojë ciklin me 3 edicionet amerikane. Nicola Mazzonetto është njëkohësisht edhe drejtor i “Confservizi Veneto’, shoqata e shërbimeve publike, me 15,000 punonjës që ofrojnë shërbime publike për 4 milion e gjysmë qytetarëve të Veneto, ku janë shtuar 60 milionë turistë. o/l/./a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.