GJERMANI – Merkel: Europa duhet të zhvillojë strategji të përbashkëta

KIEL, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje Europës që të zhvillojë strategji të përbashkëta për çështjet kryesore.

“Nëse Gjermania dëshiron të vazhdojë të jetë një lojtar madhor në botën e globalizuar, kjo është e mundur vetëm bashkë me Europën”, tha Merkel gjatë një fjalimi para të rinjve të bllokut të saj politik.

Çështjet që kanë nevojë për strategji të përbashkët janë veçanërisht diplomacia dhe siguria.

“Duhet të prezantohemi si një entitet i vetëm global, kur përballemi, për shembull, me Rusinë, Kinën apo Afrikën”, theksoi kancelarja gjermane duke iu referuar Bashkimit Europian. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.