UKT, vijon punimet te “Rruga e Kavajës”

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ – Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë është duke ndërmarrë një sërë investimesh për të përmirësuar rrjetin e ujit të pijshëm, duke ofruar si cilësinë, edhe sasinë e duhur për banorët.

Ekipet e UKT janë duke punuar akoma në “Rrugën e Kavajës”, pranë Kishës Orthodhokse, ku po shtrohet rrjeti i ri i ujit të pijshëm.

UKT në faqen zyrtare shkruan: “Nuk kemi mbaruar ende tek ‘Rruga e Kavajës’. Vazhdojmë të punojmë me të njëjtin intensitet çdo orë të ditës. Me profesionalizëm dhe me dëshirë arrijmë t’i japim banorëve të Tiranës një shërbim cilësor të furnizimit me ujë të pijshëm. Kolegët e palodhur të UKT-së po vazhdojnë të punojnë në investimin e ri të rrjetit të ujësjellësit pranë Kishës Ortodokse”, thuhet në njoftim. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.