SHBA – Senatorja kryesore Susan Collins voton gjyqtarin Kavanaugh

UASHINGTON, 5 tetor /ATSH-AFP/ – Senatorja republikane Susan Collins, që për një kohë të gjatë ishte e pavendosur, njoftoi sot se do të votojë për gjyqtarin Brett Kavanaugh që, falë kësaj mbështetje shumë të rëndësishme, është gati i garantuar se do të hyjë në Gjykatë Supreme.

“Do të votoj për të konfirmuar gjyqtarin Kavanaugh”, deklaroi senatorja nga Mein pasi shpjegoi arsyet e saj gjatë një fjalimi të gjatë para kolegëve të saj të Senatit.

Votimi përfundimtar mund të zhvillohet nesër.

Pasi u shty votimi për gati një javë për t’i mundësuar FBI-së që të hetojë akuzat për ngacmim seksual kundër atij, votimi që u zhvillua sot për të vazhduar në fazën finale jep shenja se me shumë mundësi Kavanaugh do të konfirmohet.

Profesorja e psikologjisë, Christine Blasey Ford dëshmoi në një degjëse juridike në Senat muajin e kaluar se Kavanaugh i dehur ishte përpjekur që ta përdhunonte atë kur ata ishin bashkë në shkollë të mesme. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.