TIRANË, 5 tetor /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini ka pritur sot në zyrën e tij një grup aktorësh dhe regjisorin e premierës “Volpone”, e cila së shpejti do të vihet në skenën e teatrit “Skampa”.
Premiera vjen në prag të 100-vjetorit të shfaqjes së parë teatrale në Elbasan.
Afrimi i qytetarëve me teatrin dhe me artin në përgjithësi, sipas Sejdinit, është diçka mjaft e rëndësishme për kulturën dhe qytetarinë e një qyteti.
Premiera “Volpone” do të vijë në skenën e teatrit “Skampa” së shpejti, ndërkohë që kjo nuk do të jetë shfaqja e vetme, pasi do të ketë risi të tjera. /j.p/