Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl vizitoi qytetin e Shkodrës

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ – Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl ka vizituar qytetin e Shkodrës. Kneissl u njoh me atë që ofron qyteti për vizitorët, vlerat historike, kulturore, natyrore dhe vlerat njerëzore. Gjatë takimit me kryebashkiaken Voltana Ademi, u fol për kontributin austriak për qytetin veriperëndimor pas vitit 1990, dhe lidhjet e hershme tradicionale të Shkodrës me ish-Perandorinë austro-hungareze.

Nga ana e saj, Karin Kneissl shprehu kënaqësinë për vizitën në Shkodër. Për diplomaten austriake ky qytet është një urë e fortë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Shefja e Diplomacisë austriake bëri edhe një shëtitje të shkurtër në pedonalen e qytetit e vizitoi dhe Fototekën “Marubi”.

Përshtypjet e Karin Kneissl për vizitën në Shkodër, ishin mjaft të mira dhe pozitive. /o.l//e.caushi/

TAKIMI I MINISTRES SË JASHTME TË AUSTRISË, ZNJ. KARIN KNEISSL, NË BASHKINË SHKODËR

TAKIMI I MINISTRES SË JASHTME TË AUSTRISË, ZNJ. KARIN KNEISSL, NË BASHKINË SHKODËRMinistrja e Jashtme e Austrisë zj. Karin Kneissl ka vizituar qytetin e Shkodrës në kuadër të vizitës në vendin tonë. Pata kënaqësinë ta mikpres në zyrën time dhe të zhvilloja një bisedë të këndshme e miqësore.Miken nga Austria e njoha shkurtimisht me atë që ofron Bashkia e Shkodrës për vizitorët, vlerat historike, kulturore, natyrore e mbi të gjitha, njerëzore që veçojnë Shkodrën nga pjesa tjetër e vendit. Lidhjet e hershme tradicionale të Shkodrës me Autro- Hungarinë, kontributi austriak për qytetin tonë pas 1990-ës, ishte një tjetër temë e bashkëbisedimit tonë.Nga ana e saj, zj. Karin Kneissl shprehu kënaqësinë për vizitën në Bashkinë e Shkodrës, si një qytet që është urë e fortë në marrëdhëniet në mes dy vendeve. Në vazhdim, e shoqërova shefen e diplomacisë autriake në një shëtitje të shkurtër në Pedonalen e Shkodrës dhe në një vizitë në Fototekën “Marubi”. Përshtypjet e zj. Karin Kneissl për vizitën në Shkodër, ishin mjaft të mira dhe pozitive.

Posted by Bashkia Shkodër on E premte, 5 Tetor 2018

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.