TIRANË, 5tetor/ATSH/ – Sot në njësinë administrative Iballë u zhvillua llogaridhënia publike e pushtetit vendor ndaj banorëve të kësaj njësie. Banorët u shprehën lirshëm në lidhje me konsideratën e tyre për qeverisjen vendore për periudhën 2015-2018. Ata u ballafaquan me kreun e bashkisë dhe me administratën e tij, në lidhje me premtimet e bëra gjatë fushatës si edhe realizimin e tyre në këtë periudhe. Gjatë takimit dolën kërkesa që kreu i bashkisë premtoi që do i realizoje brenda këtij mandati. Pjesëmarrja ishte e madhe nga të gjithë shtresat dhe bindjet politike.
Sipas njoftimit të kësaj bashkie, mbeten të kënaqur me ecurinë e punëve dhe investimet e realizuara në njësinë e tyre./e.caushi/