TIRANË,5 tetor /ATSH/ – I kemi parё tё pёrdoren gjithmonё e mё shumё shpesh tashmё, edhe pse deri pёrpara pak kohёsh konsideroheshin njё tabu pёr “elitёn e modёs“, sepse njё vijё e lehtё fare i ndan kёto veshje eleganten nga vulgarja.
Por me kombinimin dhe format e duhura, ato kanё rimarrё njё vёmendje tё madhe kёtё sezon. Ja si mund tё kombinohen me sukses:
Njё xhaketё me printin animal shkon bukur me njё veshje tё thjeshtё elegante monokrom, dhe ndonёse mund ta ekzagjeroni me aksesorёt, flokёt e kapur thjesht e zbusin pamjen shumё.
Duken tё vёshtira pantallonat me print leopardi, por njё bluzё e bukur e thjeshtё sipёr dhe njё palё sandale tё holla elegante i balansojnё shumё mirë me njëra-tjetrën.
Njё bluzё me “animal print“, e derdhur dhe e kapur nё bel ёshtё elegante vetё dhe të ofron një pamje mjaft femërore dhe klasike nëse e kombinoni me një pal pantallona të zeza klasike.
Çizmet imitim lёkurё gjarpri por nё ngjyrё tё kuqerremtё, janё vёrtet “cool“ për stinën e vjeshtës të cilat mund të shkojnë me pantallona xhins ose me fustanet e stinës për një pamje më sportive dhe më komode gjatë paradites.
Çanta imitim i lёkurёs sё zebrёs, duket mjaft interesante si aksesorë në veshjet e vjeshtës e cila i jep pamje më interesante look-ut.
Pak tё guximshmё janë kёpucёt me animal print , por ato do i japin atё elementin pikant qё i mungon njё kombinimi tё thjeshtё në veshje.
Veshjet me printe do e bëjnë stinën e vjeshtës më intersante dhe më të larmishme në kombinime./a.a/