Bashkia e Shkodrës, përmirësime në cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ – Bashkia e Shkodrës po përmirëson çdo ditë e më shumë infrastrukturën dhe cilësinë e furnizimit me ujë të pijshëm në qytet dhe njësitë administrative.

Pas shfaqjes së disa defekteve në veprën e marrjes dhe në atë të transmetimit në rrjetin e ujësjellësit, Njësia Administrative Guri i Zi angazhoi grupet e punës në riparimin e tyre.

Falë punës dhe angazhimit të disa grupeve të punës u bë i mundur riparimi në kohë rekord dhe me cilësi i linjës, si dhe risistemimi i rrethimit të këtij objekti.

Bashkia e Shkodrës duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, garanton se do të jetë gjithnjë në shërbimin e tyre./k.s//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.