ATHINË – UNHCR: Numër rekord migrantësh në Greqi

ATHINË, 5 tetor /ATSH-DPA/ – Numri i migrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë në Greqi nëpërmjet detit nga Turqia është në rritje, sipas të dhënave të publikuara sot nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

“Në fund të muajit shtator, 23 419 persona mbërritën në Greqi, duke përfaqësuar një rritje me 17% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017”, njoftoi UNHCR-ja.

“Në ishujt e Greqisë në Detin Egje mbërritën 560 persona të tjerë në katër ditët e para të tetorit”, tha Ministria greke për Migracionin.

“Në vitin 2017, 5 500 migrantë kaluan lumin kufitar Martisa për të hyrë në Greqi, ndërkohë që ky numër ka arritur në 12 000 në vetëm nëntë muajt e parë të vitit 2018”, theksoi ministri, Dimitris Vitsas para Parlamentit grek. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.