Zgjerohet rrjeti i komunikimeve elektronike

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ – Rrjeti i komunikimeve elektronike pritet të zgjerohet më tej, përmes projekteve të reja që i ka hapur rrugë zbatimi, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT).

Në mbledhjen e fundit KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit “Vodafone Albania”, nëpërmjet shtimit të antenave për 3 stacione bazë të emërtuara: 1231 Krutje 2, 1232 Berat 3, 1248 Elbasan CNR 2”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a.

Gjithashtu KKT ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit “Vodafon Albania”, nëpërmjet shtimit të antenave për 4 stacione bazë të emërtuara: 1)1243 Insifa Macro, 2) Plazhi i Ri, 3)1253 Kalimash, 4) 1276 Himara CNR 2”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vodafone Albania” sh.a. si dhe lejen e ndërtimit për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit “Telekom Albania”, nëpërmjet shtimit të antenave për 6 stacione bazë të emërtuara: 1) Elbasan Tunnel 0181, 2) Elbasan Park 1598, 3) Muhurri 1590, 4)Saranda Porti 1530, 5) Himara City 1569, 6) Sukthi Highway 1573”, bashkitë Elbasan, Dibër, Himarë, Sarandë, Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Telekom Albania” sh.a.

/e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.