“Telekom Serbia” interes për të blerë “Telekom Albania”, BB: Të ndiqen rregullat e tregut

TIRANË, 4 tetor /ATSH/- Ekonomistja e Bankës Botërore, Hilda Shijaku, u shpreh sot se është me rëndësi, që kompania “Telekom Serbia” që ka shprehur interes për të blerë “Telekom Albania” të ndjekë rregullat e tregut.

E pranishme gjatë prezantimin të raportit të Banka Botërore në Tiranë, mbi ecurinë e ekonomisë në vendet e rajonit, Shijaku tha se, “me rëndësi është që të ndjekin rregullat e tregut dhe konkurrueshmërisë në treg të vijojë dhe të monitorohet nga autoritetet vendase”.

Sa i takon ndryshimit të kapitalit nuk shikojmë pasojë, deklaroi ekonomistja e BB-së. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.