Peleshi në Austri: Agroturizmi, treg i sigurt për zhvillimin rural në Shqipëri

Peleshi në Austri- Agroturizmi treg i sigurt për zhvillimin rural në Shqipëri

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural NIko Peleshi, prezantoi programin kombëtar “100 fshatrat”, në konferencën e 14-të Europiane të Rajoneve dhe Qyteteve në Salzburg, Austri.Duke marrë fjalën në këtë konferencë, Peleshi tha se, "ka ardhur koha të ndalojmë "depopullimin" shpopullimin e shumë fshatrave. Të paktën në ato fshatra të cilat kanë shumë potenciale, sepse fenomeni i depopullimin nuk prek vetëm njerëzit që jetojnë në komunitetin rural dhe vuajnë aty. Por prek të gjitha traditat, aftësitë vlerat dhe vendet e ndryshme.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 4 Tetor 2018

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural NIko Peleshi, prezantoi programin kombëtar “100 fshatrat”, në konferencën e 14-të Europiane të Rajoneve dhe Qyteteve në Salzburg, Austri.

Duke marrë fjalën në këtë konferencë, Peleshi tha se, “ka ardhur koha të ndalojmë depopullimin e shumë fshatrave. Të paktën në ato fshatra të cilat kanë shumë potenciale, sepse fenomeni i depopullimin nuk prek vetëm njerëzit që jetojnë në komunitetin rural dhe vuajnë aty. Por prek të gjitha traditat, aftësitë vlerat dhe vendet e ndryshme”.

Peleshi tha se, kjo është sfida jonë sot. Është shumë e vështirë sigurisht, sepse për të përmirësuar dhe zhvilluar ekonominë në zonat rurale, ka nevojë për shumë para. Por ne po gjejmë forma dhe modele, për t’i treguar njerëzve se edhe ajo botë e vogël rurale është e bukur.

Është bukur për të jetuar në fshat për të përdorur resurset në burime ekonomike dhe të ardhura të frytshme”, – tha Peleshi.

“Ne kemi dizenjuar diçka që besojmë se është një zgjidhje inteligjente, është mekanizëm i zgjuar. Ne kemi përzgjedhur “100 fshatrat” prej tre mijë fshatrave që ka Shqipëria. Dhe po, ofrojmë mbështetje për të ndërtuar njëqind modele shkëlqimi, fshatra të së ardhmes. Dhe të japim pilulën për të sjellë më shumë shpresë dhe perspektivë në këto fshatra”, – theksoi Ministri.

Peleshi gjatë fjalës së tij, vuri në dukje se, duke mbështetur agroturizmin, ne jemi duke siguruar tregun, vende pune të qëndrueshme për fermerët.

“Pra, kjo është një mënyrë, se si ne po ndërtojmë, apo le të themi po nxisim  ekonominë bujqësore, por jo vetëm aktivitetet bujqësore, dhe nga ana tjetër pyetja e dytë, si të nxisim entuziazmin në zonat rurale dhe kjo është diçka që ne nuk mund ta bëjmë vetëm”, – u shpreh ai.

Në programin kombëtar “100 fshatrat” kemi të angazhuar institucionet e linjës, qeverisjen vendore si dhe donatorë e institucione bankare dhe mbi të gjitha akademinë e të rinjve duke krijuar një zinxhir me cikël të plotë kontributi në realizimin e këtij programi të rëndësishëm për ekonominë rurale.

Peleshi shprehu bindjen se “‘100 fshatrat’ do të jenë ekonomi e shëndetshme, por dhe me atraksione shumë të këndshme dhe le të themi, që do të jenë fshatrat e së nesërmes dhe do të shërbejnë si model për fshatrat fqinje. /e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.