Meta – Kneissl: Austria, avokate e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE

TIRANË, 4 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Austria është nga avokatet më të mira të Shqipërisë në procesin e integrimit dhe çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, ka theksuar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në takimin me ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl.

Presidenti Meta shprehet se: “Mirëprita me kënaqësi Ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. Austria është nga avokatet më të mira të Shqipërisë”.

“Mirënjohës për vëmendjen e madhe dhe mbështetjen e fuqishme të Presidencës austriake të BE në procesin e integrimit dhe çeljen sa më shpejt të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shprehet Presidenti. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.