FUTBOLL – Cristiano Ronaldo do të mungojë në tetor dhe nëntor tek Portugalia

LISBONË, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Cristiano Ronaldo do të mungojë në katër ndeshjet e radhës të ekipit të Portugalisë në tetor dhe nëntor, njoftoi sot trajneri i kombëtares portugeze, Fernando Santos duke mos dhënë detaje mbi arsyet e kësaj mungese të lojtarit të tij kryesor, i cili është prekur nga një akuzë për përdhunim të cilën lojtari e ka kundërshtuar në mënyrë kategorike.

Fituesi katër herë i Topit të Artë kishte munguar në dy ndeshjet e mëparshme, por trajneri i i tij kishte lënë të kuptohej se mungesa e Ronaldos do të ishte e përkohshme sepse kishte të bënte me procesin e përshtatjes së CR7-ës me klubin e tij të ri “Juventusin”, të cilit iu bashkua këtë sezon. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.