BRUKSEL – BE-ja dënon sulmin kibernetik të shërbimeve sekrete ushtarake ruse

BRUKSEL, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian dënoi sot një “akt agresiv” nga ana e shërbimeve sekrete ushtarake ruse të implikuara në një seri sulmesh kibernetike, sipas Britanisë së Madhe, Australisë dhe Hagës, në një deklaratë të përbashkët të drejtuesve të tyre më të lartë.

“Ky akt agresiv dëshmon një mospërfillje ndaj objektivit solemn të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), që u shënjestrua nga një përpjekje për pirateri”, shkruajnë presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker dhe shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini në një komunikatë të përbashkët.

“Ne i dënojmë veprime të tilla, që prekin të drejtën ndërkombëtare dhe interesat ndërkombëtare”, theksojnë ata. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.