BM – May-Rutte dënojnë mosrespektimin e rregullave ndërkombëtare nga GRU-ja

LONDËR, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Londra dhe Haga akuzuan sot shërbimet sekrete ushtarake ruse (GRU) se nuk respektojnë rregullat ndërkombëtare, që janë garantuese të sigurisë botërore duke lëshuar sulme kibernetike kundër institucioneve në të gjithë botën, mes të cilave edhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë.

“Kjo përpjekje për të hyrë në sistemin e sigurisë së një organizate ndërkombëtare që punon për të pastruar botën nga armët kimike tregon se GRU-ja nëpërkëmb vlerat dhe rregullat ndërkombëtare që garantojnë sigurinë e të gjithëve”, deklaruna kryeministrja britanike, Theresa May dhe homologu i saj holandez, Mark Rutte në një deklaratë të përbashkët. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.