SHBA – Një valë sulmesh kibernetike ndaj bankave u kryen nga hakera të elitës koreano-veriore

UASHINGTON, 3 tetor /ATSH-AFP/ – Një grup i hakerave të elitës koreano-veriore qëndrojnë pas një vale të sulmeve kibernetike kundër bankave që mundësuan mbledhjen e qindra milionë dollarë për regjimin e Phenianit, shprehen ekspertët në fushën e sigurisë informatike.

Ky grup –APT38—është i ndryshëm nga operacione të tjera të piraterisë informatike shtetërore të kryera nga regjimi, por mendohet të jetë i lidhur me të, konfirmon kompania ”FireEye”, në një raport të publikuar sot, që zbulon ekzistencën e kësaj njësie./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.