Fier/ Nis faza e dytë e rikonstruksionit të shkollës artistike “Jakov Xoxa”

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ – Në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier ka nisur faza e dytë e rikonstruksionit.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, thekson se “pas përfundimit të fazës së parë të rikonstruksionit të shkollës artistike “Jakov Xoxa”, ka nisur faza e dytë. Bashkë me ngritjen e shkollës së baletit do të mundësojmë transformimin e kësaj shkolle në një kampus të vërtetë”.

Sipas tij, shkolla “Jakov Xoxa” do të jetë vatra e artistëve të ardhshëm.

Shkolla artistike “Jakov Xoxa”, zanafillën e ka në vitin 1966 pranë shkollës 8-vjeçare “Andon Xoxa”, ku u çel klasa e parë për degët piano, violinë, klarinetë, oboe, fizarmonikë etj. Në vitin 1979 u themelua shkolla e mesme artistike. Në vitin 1999 shkollës iu shtua statusi kombëtar. /k.s//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.