SHBA – Pako të dyshimta me destinacion Pentagonin, rezultojnë me ricin

UASHINGTON, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Të paktën dy pako të dërguara për Pentagonin gjatë së martës kanë testuar pozitive me substancën helmuese vdekjeprurëse ricin, por fatmirësisht janë kapur në një ambient të ndarë të selisë së Departamentit të Mbrojtjes, sipas një zyrtari.

Autoritetet identifikuan disa pako të dyshimta gjatë procedurës së filtrimit, sqaroi ai.

Policia e Pentagonit i ka kaluar çështjen FBI-së.

Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Pentagonit, agjenci ligjzbatuese për sigurinë brenda Departamentit të Mbrojtjes, kanë njoftuar se pritet të bëhet një test i ri nga FBI-ja.

Askush nuk është raportuar të ketë pësuar simptoma nga ekspozimi ndaj substancës vdekjeprurëse, edhe pse ricini është një përbërje shumë toksike, që nxirret nga kokrrat (në formë fasuleje) të bimës së ricinit, 6,000 herë më i fuqishëm se cianuri dhe është përdorur zakonisht në sulme terroriste./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.