RUSI – Kremlini: Moska finalizon kontratën e shitjes në Indi të sistemeve kundërajrore S-400

MOSKË, 2 tetor /ATSH-AFP/ – Moska dhe Nju Delhi do të finalizojnë shitjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore ruse S-400 me rastin e vizitës në Indi të enjten dhe të premten të presidentit Vladimir Putin, njoftoi sot Kremlini.

Më 4 tetor, presidenti do të niset për një vizitë të rëndësishme në Indi. Qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë nënshkrimi i një marrëveshje për dorëzimin e sistemeve të raketave S-400’’, deklaroi për median këshilltari i Kremlinit, Iouri Ouchakov, duke cituar një kontratë prej pesë miliardë dollarë./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.