Rrjet i të ri për ujin e pijshëm në rrugën e Kavajës

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Ujësjellës – Kanalizime Tiranë njofton se një grup pune, po punon në rrugën e Kavajës për vendosjen e një rrjeti të ri të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas Ujësjellës-Kanalizimeve rrjeti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm do të ofrojë një shërbim më cilësor për qytetarët e kryeqytetit.

Ujësjellës kanalizime Tiranë thekson se po punohet për të përmirësuar çdo ditë e më shumë infrastrukturën e furnizimit me ujë të pijshëm, në kryeqytet.
Ndërkohë, UKT shton se Tirana është e madhe dhe ka shumë punë për të bërë. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.