Reforma në Drejtësi, Gjonaj takon Sekretarin për Punët e Brendshme të Gjermanisë

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ – Ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj zhvilloj sot një takim të rëndësishëm me Sekretarin parlamentar të Shtetit për Punët e Brendshme dhe Komunitetin e Gjermanisë, Stephan Mayer dhe ambasadoren gjermane, Susanne Schutz. Temat e diskutimit ishin ecuria e Reformës në Drejtësi, rezultatet e procesit të Vetingut, ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë dhe masat më të fundit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në luftën korrupsionit, si një ndër kushtet kryesore në procesin e integrimit europian.

Mayer vlerësoi çdo përpjekje që është bërë në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe u shpreh se procesi është në rrugën e duhur. Ai siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj procesit të reformave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare.

Gjonaj tha se Sekretari i Shtetit konfirmoi gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet tona në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

”E sigurova për vendosmërinë e qeverisë për të vijuar me reformat shtetformuese. Mayer inkurajoi vazhdimin e ecurisë së reformave për t’i shërbyer edhe procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”, – theksoi ministrja./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.