Masa për dimrin, OSHEE nis remontin e rrjetit të energjisë në Kukës

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ – Brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur në terren planin e remonteve në disa linja, brenda në qytetin verior të Kukësit, për të garantuar furnizimin normalisht me energji elektrike gjatë sezonit të dimrit.

Në një njoftim për shtyp, OSHEE bën të ditur se, konkretisht po punohet për sistemimin e fiderit nr. 5, pjesë e N/stacionit Rexhepaj.

Masat e marra për zëvendësimin e traseve dhe përcjellësve i paraprijnë stinës së dimrit dhe pasojave të mundshme të motit mbi rrjetin elektrik. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.