LUKSENBURG – Policia mund të ketë akses në të dhënat e telefonave

LUKSENBURG, 2 tetor /ATSH-DPA/ – Hetuesve mund t’i jepet akses në të dhënat e telefonave të personave, të dyshuar në rrethana të caktuara, për të goditur krimin, pavarësisht nga masat mbrojtëse të privatësisë, sipas vendimit të Gjykatës së Lartë të Bashkimit Evropian .

Vendimi u mor si pasojë e një hetimi të policisë spanjolle. Pas denoncimit për humbjen e një portofol dhe një celulari, policia i kërkoi kompanisë detaje mbi skedën dhe thirrjet e ‘’përdoruesit të ri’’, ndërsa iu mohua për arsye të privatësisë.

Çështja u përshkallëzua deri në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED), të cilës iu kërkua   ndihmë në interpretimin e ligjit të BE-së.

Në rastin e krimeve të rënda  të dënueshme me dënim prej së paku pesë vjetësh,  mund të justifikohet “kërkimi i të dhënave”.   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.