FRANCE – Arrestohen 11 persona të dyshuar për terrorizëm

PARIS, 2 tetor /ATSH-ANSA/ – Njëmbëdhjetë persona u arrestuan këtë mëngjes, si pjesë e një operacioni të gjerë anti-terrorist në Grande-Synthe, në Francën veriore, sipas policisë parisiene.

Rreth 200 efektivë policie u mobilizuan për kontrollet nëpër banesa të anëtareve të  “Centre Zahra France”, e dyshuar për mbështetjen e saj ndaj “organizatave të ndryshme terroriste”.

Në operacionin që filloi në orën gjashtë të mëngjesit, u angazhuan edhe 30 persona të njësive speciale në kuadër të përpjekjeve për “parandalimin e terrorizmit”.

“Centre Zahra France” u themelua në vitin 2009.   /os/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.