Frifca për ATSH-në: AZHBR projekton hapjen edhe të 15 agropikave të reja

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ – Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka projektuar hapjen e 15 zyrave të reja të agropikave, në 15 rrethe të ndryshme në vendit për të ofruar shërbime lehtësuese ndaj fermerëve.

Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së, Frida Krifca u shpreh për ATSH-në, se agropikat do të hapen deri në fund të këtij viti në rrethet: Berat, Gjirokastër, Shkodër, Lezhë, Dibër, Mat, Sarandë, Përmet, Kavajë, Pukë, Librazhd, Elbasan, Pogradec, Kukës, Tiranë.

Agropikat afrojnë shërbimet tek fermerët, me informacion për aplikime, akses në financë, mbështetje me ekstension, e të tjera shërbime, duke u kthyer kështu në modelin unik që qeveria solli për herë parë në sektorin rural, si “Dritarja e Fermerit”, ku do të ofrohet informim dhe shërbim profesional me staf të dedikuar.

Krifca tha se, rajonizimi i prodhimit bujqësor dhe blegtoral mbi bazën e potencialeve specifike sipas rajoneve, ka sjellë rritjen e efektivitetit të mbështetjes financiare si një nga prioritetet kryesore të qeverisë për këtë sektor.

Buxheti i vitit 2018 për sektorin e bujqësisë u rritur me 15%, ose 1.4 miliardë lekë më shumë se në 2017-n. Ku financimi më i madh i adresohet skemave të mbështetjes së bujqësisë me një buxhet në rritje me 55%.

AZHBR bën të ditur se, vitin që vjen pritet të marrin më tepër mbështetje me financime edhe agroindustria dhe kompanitë eksportuese. Ndërsa janë edhe fondet e IPARD dhe Fondi i garancisë dedikuar financimit rural si asnjëherë më parë. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.