“Festa e shegës” në Shkodër, panairi promovon produktet dhe kulturën shqiptare

TIRANË, 1 tetor/ATSH/- “Festa e shegës”, promovimi i vlerave dhe resurseve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve është aktiviteti që pritet të organizohet në 5 tetor në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër.

Ky aktivitet realizohet nga bashkia Shkodër në bashkëpunim me projektin Agro Turizëm Albania, të mbështetur nga USAID dhe Ambasada e Suedisë.

I realizuar në kuadër të promovimit të produkteve të sektorit agropërpunues të Njësive Administrative të bashkisë Shkodër, në këtë panair do të prezantohen produktet vendase, pasuritë kulturore dhe gatimet tradicionale të zonës.

Panairi do të zhvillohet në Njësinë Administrative Ana e Malit, pranë shkollës 9-vjeçare “Hasan Dardhanjori”, nga ora 10:00 deri në orën 14:00. /k.s/j.p

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.