Vokshi: Vajza dhe familja nuk janë në mbrojtje, asnjë hallkë nuk funksionon

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ – Partia Demokratike me anë të deputetes së saj, Lbana Vokshi kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me qëndrimin e tij pas denoncimit të oficerit Emiliano Nuhu, duke theksuar se ky i fundit po mbron kriminelët dhe dhunuesit.

“Vajza e re dhe familja e saj nuk është marrë ende në mbrojtje, sepse asnjë hallkë e mekanizmit për parandalimin e dhunës ndaj grave e vajzave qëllimshëm nuk funksionon, sepse institucionet apo agjencitë e specializuara për ndihmë  janë nën urdhrat e Kryeministrit, avokatit të kriminelëve. Mediat raportojnë sot një skenar edhe më makabër. Vetë Rama po bën çdo përpjekje që ta shfaqë vajzën publikisht para gazetarëve për të shpëtuar kriminelët e veshur me pushtet.  Nëse deputetët nën akuzë publike Taulant Balla dhe Rrahman Rraja nuk do të kishin bekimin e kryeministrit, sot ata duhet të ishin jashtë parlamentit dhe do të ishin para drejtësisë; viktima do të ishte marrë nën mbrojtje dhe djali përdhunues i deputetit do të ishte në burg”, – theksoi Vokshi./e.caushi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.