Toka bujqësore – Zv.ministrja Gjeçi: Janë në proces 200 mijë certifikata

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ – Qeveria po intensifikon punën dhe lehtëson procedurat për pajisjen e fermerëve me aktin e pronësisë së pronës dhe shpërndarjen e certifikatave të tokës bujqësore.

Zv.ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi bëri të ditur se, aktualisht janë në proces shpërndarje 200 mijë certifikata nga 450 mijë në total.

“Për rreth 450 mijë akte të marrjes së tokës në pronësi që i janë dhënë fermerëve, më pak se 200 mijë janë në procesin e certifikimit”, tha Gjeçi e cila nënvizoi faktin se po bashkëpunohet ngushtësisht me të gjitha institucionet e përfshira për realizimin me sukses të këtij procesi. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.