Liqeni i Shkodrës, zonë pilot për zhvillimin e ekosistemeve

Ekosistemet natyrore/Vendet Adriatiko-Joniane diskutojnë për strategji të përbashkëta

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ – Liqeni i Shkodrës është zona pilot për të cilën do të punohet për të krijuar modele që shërbimet e ekosistemeve të ngrihen dhe të përdoren në mënyrë të qëndrueshme pa penguar peshkatarët, fermerët, bletërritësit apo aktivitetet turistike dhe njëkohësisht duke ruajtur biodiversitetin e zonës.

Vendet Adriatiko-Joniane janë bërë bashkë për diskutimin e strategjive të përbashkëta në mbrojtje të ekosistemeve dhe përdorimin e qëndrueshëm të shërbimeve, si objektiv kryesor i projektit IMPRECO.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucioni partner për Shqipërinë në këtë projekt që bën bashkë Italinë, Kroacinë, Greqinë dhe Slloveninë financohet nga programi ADRION.

Në kuadër të këtij projekti, vizita studimore në Kretë ishte një mundësi për të parë praktikat e vendeve anëtare të BE-së për menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve dhe përdorimin e shërbimeve të tyre, bën të ditur Fondi Shqiptar i Zhvillimit. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.