Divjakë/ Bashkia rehabiliton 3.5 km rrugë bujqësore në Grabian

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ – Duke filluar nga dita e sotme 500 familje në fshatin Grabian për herë të parë do të kenë mundësi që të mbërrijnë më lehtë dhe shpejtë në tokat e tyre bujqësore.

Bashkia e Divjakës, ka rehabilituar 3.5 km të rrugës bujqësore e cila identifikohet si rruga “Ura e Mollëve”, që fillon nga asfalti në hyrje të fshatit deri në kufi me fshatin Ferras, duke lidhur 700 ha tokë bujqësore.

Bashkia ka rehabilituar rrugën në një sërë aspektesh si: Pastrimi i kanaleve anësore kullues që bëjnë kullimin e parcelave anës rrugës si dhe kullimin dhe mirëmbajtjen e vete rrugës.
Riparime në një pjesë të konsiderueshme të saj, si dhe nivelimin, sistemimin dhe mbushjen e rrugës me çakull./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.