Të miturit në konflikt me ligjin, së shpejti 10 qendra me kurse për ta 

Të miturit në konflikt me ligjin, së shpejti 10 qendra me kurse për ta

Të miturit në konflikt me ligjin, së shpejti 10 qendra me kurse për ta Të miturit në konflikt me ligjin do të nënshtrohen programeve të drejtësisë restauruese ndërsa në të gjithë vendin do të ngrihen 10 qendra në ndihmë ku këta të fundit do t”I nënshtrohen kurseve të ndryshme për ti mbajtur larg problemeve me ligjin. Për herë të parë qeveria shqiptare ka krijuar një kuadër politik kushtuar drejtësisë miqësore për fëmijët, që do të jetë e financuar nga vetë buxheti I shtetit. Emira Shkurti, specialist “Drejtësi për fëmijët” në UNICEF ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ndryshimet që do të sjellë ky vendim qeverie, si dhe çfarë do të ndodhë më të miturit që janë në konflikt me ligjin.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 29 Shtator 2018

TIRANË, 29 shtator/ATSH-Z.Tosku/-Të miturit në konflikt me ligjin do të nënshtrohen programeve të drejtësisë restauruese ndërsa në të gjithë vendin do të ngrihen 10 qendra në ndihmë ku këta të fundit do t”I nënshtrohen kurseve të ndryshme për ti mbajtur larg problemeve me ligjin.

Për herë të parë qeveria shqiptare ka krijuar një kuadër politik kushtuar drejtësisë miqësore për fëmijët, që do të jetë e financuar nga vetë buxheti I shtetit.

Emira Shkurti, specialist “Drejtësi për fëmijët” në UNICEF ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ndryshimet që do të sjellë ky vendim qeverie, si dhe çfarë do të ndodhë më të miturit që janë në konflikt me ligjin.

“Programet e drejtësisë restauruese synojnë të bëjnë bashkë viktimën e veprës penale dhe të miturit që e ka shkaktuar atë në një sesion të përbashkëtë në mënyrë që i mituri të kuptojë dëmin që ka bërë, dëmin që ka shkaktuar viktimës dhe të gjejë një mënyrë për ta kompesuar këtë dëm por edhe të gjejë një mënyrë për të pajtuar me viktimën”, -shpjegoi Shkurti.

Më tej, ajo vuri në dukje se me këtë ligj do të lehtësohen edhe procedurat ligjore ku të miturve dhe këtyre të fundit do u duhet t”I nënshtrohen programeve të drejtësisë restauruese, duke shmangur edhe gjykatën  për të miturin.

“Shmangia do të realizohet që në nivelin e prokurorisë pa shkuar fare fëmija në Gjykate. Pra, prokuroria e mer rastin, e shikon e studjon karakteristikat e të mitrurit, e veprës penale  dhe shikon çfarë mundësirash të tjera për këtë,në këtë mënyrë vendos masa shmanges. Këto masa shmangjes duhet të realizohen në bashkëpunim me disa qendra komunitare. Strategjia parashikon ngritjen e këtyre qendrave deri 10 qendra në nivel vendor. Ku fëmijët të kënë mundësi të marrin programe të drejtësisë restauruese, ku fëmijët të ndjekin shkollën dhe kurse të ndryshme, ku fëmijët dhe familjet  ti nënshtrohen programeve të tyre të prindërimit që i ndihmojnë ata të nisin një jetë të re në respect të ligjit. Kur themi strategji e buxhetuar , kjo nënkupton se pjesa më e madhe e funksionit është parashikuar të mbulohet nga buxheti I shtetit. 12.3% e strategjisë paraqet një hendek financiar që duhet të mobilizohet si fonde nga donator të ndryshëm, në institucione ndërkombëtare”, -theksoi më tej Shkurti.

Kuadri ligjor ripohon të drejtën e fëmijëve për të marrë drejtësi, ofron bazat për investim publike që ta bëjnë drejtësinë të funksionojë për fëmijët, orienton profesionistët që mbështesin fëmijët të përfshirë në sistemin e drejtësisë, si në fushën e së drejtës penale, ashtu edhe atë administrative, civile dhe familjare.

Strategjia, e hartuar nga Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e “UNICEF”-it, pasqyron ekspertizën e specialistëve të Ministrisë dhe të “UNICEF”-it. Ajo u konsultua me aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe po ashtu me fëmijët dhe familjet e tyre dhe përbën një hap të rëndësishëm për  riintegrimin e të miturve në shoqëri. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.