Sërish zjarr në kodrat e Vajkanit, 30 forca zjarrfikëse në vendngjarje

TIRANË,29 shtator /ATSH-Flakët e zjarrit përfshin sërish kodrat me ullishta të Vajkanit në Fier. Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe mbi 30 forca të Emergjencave civile. Sipas informacioneve nga Shtabi i Emergjencës, është shuar një vatër që rrezikonte një lokal që ndodhej në kodër, flakët kanë shkuar tashmë në drejtim të perëndimit, edhe ende nuk janë shuar.

Deri tani llogariten se zjarret kanë djegur mbi 100 ullinj.

Rreth dy javë më parë zjarri ka rënë në të njëjtin vend. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri por mendohet për shkak të ndonjë cigareje apo pakujdesie./j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.