OKB – Netanyahu: Teherani ka një bazë sekrete bërthamore

NJU JORK, 28 shtator /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi sot Iranin nga tribuna e OKB-së, se ka një “bazë sekrete të magazinimit atomik” në Teheran.

“Atë që Irani fsheh, Izraeli do ta gjejë”, deklaroi kreu izraelit, duke treguar foto të godinës, duke pohuar se ajo ishte hyrja për në këtë bazë, në mes të kryeqytetit iranian.

Pas këtij prezantimi, Benjamin Netanyahu sfidoi drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që “të dërgojë inspektorë për të inspektuar menjëherë këtë zonë para se iranianët ta boshatisin”./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.