Agjencia Telegrafike Shqiptare

Korça, qendër ekonomike

TIRANË, 28 shtator/ATSH/- “Sot Korça nuk krahasohet për nga pamja, rrugët, dritat dhe ndryshimet e jashtme fizike, por për nga ekonomia që gjeneron, gjeneron të ardhura falë transformimit që është bërë dhe numrit të turistëve që është rritur në mënyrë të pamendueshme”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e organizuar në Korçë për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

“Para disa vitesh në Korçë kishte pak vende që mbanin derën hapur për vizitorët, sot vazhdon çdo ditë transformimi i shtëpive të vjetra në bujtina. Pazari sot është qendër ekonomike lokale, vit pas viti do të rritet dhe nuk diskutohet që kush do të dojë të bëjë ekonomi, jo për të mbijetuar, por për të jetuar mirë këtu në Korçë, do të mund ta bëjë në kushtet kur Korça është një zonë e vizitueshme jo vetëm gjatë verës”, – nënvizoi Rama.

“Ajo që kemi bërë këtu ka filluar të shtrihet më tutje. Në programin “100 fshatrat”, janë disa pika strategjike, si Voskopoja e një numër të tjerash”, – tha Rama. /k.s//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version