Inaugurohet në Shkup projekti “Garden Residence In”

TIRANË, 28 shtator /ATSH/ – Projekti i biznesmenit Imer Selmani “Garden Residence In” u inaugurua në Shkup.

Ambasada e Shqipërisë në Shkup thekson se, në ceremoninë e fillimit të projektit “Garden Residence In” të biznesmenit Imer Selman, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ministra, kryetari bashkisë së Shkupit. Zaev në fjalën e tij, theksoi se sot në Maqedoni është krijuar një klimë e mirë për investitorë.

”Garden Residence In” do të jetë kompleks modern biznesi dhe për banim që do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.