Qato: Lehtësim barrierave administrative për sipërmarrjen

TIRANË, 27 shtator/ATSH/- Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, vizitoi mëngjesin e së enjtes një biznes në kryeqytet dhe premtoi se do gjendet pranë çdo sipërmarrësi për t’i ardhur në ndihmë përkundrejt çdo barriere administrative, me qëllim lehtësimin e tyre dhe progresin drejt rritjes së biznesit.

Ky biznes me produkte 100% shqiptare përfaqësoi vendin tonë në panairet më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë duke renditur edhe flamurin shqiptar në këto evente të rëndësishme të biznesit, tha ministrja Qato.

Produktet e kësaj kompanie Made in Albania, janë produkte të njohura nga markat më të mëdha të automobilistikës si “Mercedes Benz” apo “Nascar”. o/l/.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.