PEKIN – Kina: Pretendimet amerikane për ndërhyrje në zgjedhje janë shpifje

PEKIN, 27 shtator /ATSH-DPA/- Kina i përmbahet qëndrimit se akuzat e presidentit amerikan, Donald Trump për ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA janë të rreme dhe shpifje, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

”Të pretendosh që qeveria kineze po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA është thjesht miopi dhe e rreme’’, theksoi Geng Shuang.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB, të mërkurën, presidenti Trump akuzoi Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit të SHBA-së.

“Ata nuk më duan as mua as ju, sepse unë jam presidenti i parë që po i sfidoj mbi tregëtinë dhe unë sfidën komerciale do ta fitoj’’, theksoi Trump.

Geng tha se Kina ka një traditë diplomatike për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera.

‘’Vendi më i njohur në bashkësinë ndërkombëtare që ndërhyn në punët e brendshme të shteteve të tjera tashmë njihet”, tha Geng.

“I themi SHBA-së të ndalë akuzat dhe shpifjet e saj të paarsyeshme kundër Kinës”, tha ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.