OKB – SHBA: Bota të ruajë presionin ndaj Phenianit

NJU JORK, 27 shtator /ATSH-AFP/ – SHBA-ja do të mbledhë sot Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur përmirësimin e jashtëzakonshëm të marrëdhënieve me Korenë e Veriut, por duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar ruajtjen dhe respektimin e sanksioneve ndërkombëtare deri në përfundimin e denuklearizimit.

Kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, i cili do të kryesojë këtë takim në vazhdën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të vijë me njoftime konkrete.

Ai takoi të mërkurën në Nju Jork homologun koreano-verior, Ri Yong Ho dhe njoftoi se do të vizitojë në tetor Phenianin, për të katërtën herë që prej pranverës.

Objektivi: Arritja e progreseve të reja drejt çarmatimit atomik të regjimit të izoluar dhe po përgatit samitin e dytë midis Donald Trump dhe Kim Jong Un, planifikuar në një të ardhme të afërt./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.