“Instagram” dhe “Facebook” ndërpresin kontratën

TIRANË,27 shtator /ATSH/ “Instagram” dhe “Facebook” janë dy rrjetet sociale më të përdorura në botë.

Dy themeluesit e “Instagram” kanë pasur së fundmi një mosmarrëveshje me themeluesin e “Facebook” dhe pas kësaj kanë kërkuar prishje të kontratës.

Zënkat kanë nisur pas skandaleve të ndodhura së fundmi, ku “Facebook” zbulonte të dhënat personale të përdoruesve.

Nuk dihet ende një vendim përfundimtar, megjithatë prishja e kontratës do të sjellë shumë ndryshime në aplikacione. Që prej vitit 2012 këto dy aplikacione kanë funksionuar së bashku dhe fitimet kanë qenë marramendëse. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.