UKT, përfundon ndërhyrja në rrugën “Muharrem Gurra”

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ – Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka përfunduar një tjetër investim në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Muharrem Gurra”.

Punonjësit i dhanë fund problematikës së banorëve në këtë zonë në një kohë mjaft të shkurtër duke furnizuar me ujë të pijshëm banorët e zonës.

Sipas UKT-së, rikthimi i territorit ku ndërhyhet, në gjendjen fillestare, është një pjesë e punës  së përditshme, ku sipas tyre, në raste të caktuara kërkon pak më tepër kohë për t’u finalizuar.

Ujësjellës-Kanalizime bën të ditur se përmes drejtorisë së saj operacionale, është gjatë gjithë kohës në dispozicion të nevojave për ndërhyrje apo investime në kryeqytet.

z.tosku//e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.