SHBA – Irani: Trump përgjegjësi kryesor i rritjes së çmimit të naftës

UASHINGTON, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Irani akuzoi sot presidentin amerikan, Donald Trump si përgjegjësin kryesor të rritjes së çmimit të naftës të papërpunuar, ndërkohë që nga ana tjetër presidenti amerikan fajëson Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

“Përgjegjësi kryesor i rritjes së çmimit të naftës dhe shkaktari kryesor i kësaj rritjeje dhe luhatjes së tregut  është Trump dhe politika e tij e paligjshme e destabilizimit” , deklaroi ministri iranian i Naftës, Bijan Namdar Zanganeh për televizionin shtetëror iranian.

”Trump kërkon njëkohësisht uljen drastike të eksporteve iraniane të naftës dhe se çmimi i naftës bruto të mos rritet. Por, këto dy çështje kaq të ndryshme nuk mund të ndodhin në të njëjtën kohë”, shtoi  Zanganeh./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.