Rritet ekonomia, nuk pati “skenar grek”

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ – Ekonomia Shqiptare vijon rrugëtimin e saj pozitiv duke shënuar një rritje prej 4.3% në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e Amfiteatrit të Liqenit Artificial të Tiranës dha lajmin për rritjen ekonomike, duke i kthyer përgjigje edhe opozitës përsa i përket pretendimeve për një “Skenar Grek” në Shqipëri.

“Ata që na lanë të gjitha borxhet në kurriz dhe që e quan veten opozitë, thoshin “Skenari Grek”, ju presin flakët e Greqisë dhe ju pret fundi i mikut të Edi Ramës, Papandreu.

Dhe ja ku jemi jo vetëm që “Skenar Grek” nuk pati, por ne sot paradite pamë që edhe tremujorin tjetër pati një rritje ekonomike prej 4.3%, ku komponenti i rritjes pa shitjen e energjisë, është mbi 3%. Kjo është e vërteta! Pra jemi në këto kushte, prandaj kemi mundësi të re dhe këtë mundësi do ta shfrytëzojmë”, – theksoi Kryeministri. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.