OKB – Abe i gatshëm për një takim me Kim Jong Un

NJU JORK, 26 shtator /ATSH-AFP/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe u shpreh i hapur për një takim me Kim Jong Un, në vijim të samitit historik midis liderit koreano-verior dhe presidentit amerikan, Donald Trump në qershor.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shinzo Abe i cila prej kohësh mban një linjë të ashpër kundrejt regjimit të Phenianit siguroi se ishte i hapur për një fillim të ri, që mund të përkthehet me një takim me Kim Jong Un.

Por, paralajmëroi ai, një takim i këtij niveli do të fokusohej mbi një çështje tejet të ndjeshme për opinionin publik japonez. Rrëmbimin e shtetasve japonezë nga Koreja e Veriut në vitet 1970 dhe 1980./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.