OKB – Trump: SHBA më e fortë, më e sigurtë dhe më e pasur

NJU JORK, 26 shtator /ATSH-ANSA/ – Një vit më parë kam qenë këtu për t’ju thënë se çfarë do të bëjmë, sot jam këtu para jush për të folur për përparimin e jashtëzakonshëm që Amerika ka bërë, theksoi presidenti i SHBA,  Donald Trump në Asamblenë e OKB-së.

“Në dy vjet administrata ime ka bërë përparime të mëdha, pothuajse më shumë se çdo administratë tjetër’’, shtoi ai.

‘’Ekonomia po rritet si kurrë më parë, ne kemi krijuar miliona vende pune. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta, më të sigurta dhe më të pasura se kur kam marrë detyrën dy vjet më parë”, theksoi presidenti Trump në OKB./     /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.